Gazetari investigativ, Artan Hoxha është shprehur se gjatë kësaj vere kanë humbur jetën 25 persona në 22 vrasje të kryera.
Fatkeqësisht numri më i madh i vrasjeve ka qenë për motive banale, por ka pasur edhe eliminime mafioze.
I ftuar në edicionin e lajmeve në ABC, Hoxha u shpreh se finalizimet që po ndodhin tani, e kanë zanafillën që në vitin 2018. Ai shprehet se në dekadën në vijim do kemi një realitet tjetër dhe një hierarki ndryshe.
Hoxha foli edhe për zhdukjen e mistershme të Ervis Martinajt, i cili kërkohet nga SPAK në kuadër të operacionit “Golden Bullet”. Gjithçka nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tha se Martianaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.
Sipas gazetarit, Martinaj ka qenë një nga personazhet me të rëndësishëm në këtë vend në botën e botës së krimit.
“Ervis Martina, prishi kufijtë se ku fillonte biznesi dhe se ku mbaronte. Ishte personi që prishi kufijtë se ku fillonte politika dhe ku mbaronte. Krijoji infrastrukturë dhe evoluimin e botës së krimit në Shqipëri” tha Artan Hoxha.