Dua Lipa ka treguar barkun e saj të tendosur në një paraqitje me bikini të gjelbra, teksa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram më shumë fotografi nga pushimet e saj të gjata evropiane.
Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 27 vjeçe, u lajmërua në Instagram të dielën për të publikuar një galeri fotosh ku shfaqej me rroba banje dyngjyrëshe, një ditë pasi mori pjesë në dasmën e një shoku në Charleval. Dua i ndau këto fotografi me 86 milionë ndjekësit e saj në këtë platformë të rrjeteve sociale.
Krahas fotografive me bikini, Dua publikoi edhe një fotografi të saj duke shijuar me gëzim një natë në plazh me miqtë. Ajo i shkeli syrin kamerës në një fotografi të tillë, e veshur me një fustan elegant të zi dhe të stolisur me vathë floriri.
Lipa mund të shihej duke vështruar detin në një liman të bukur evropian gjatë udhëtimit të saj. Këto fotografi nuk shënojnë herën e parë që Dua Lipa shfaq fizikun e saj të tonifikuar ditët e fundit. Bukuroshja me origjinë shqiptare tregoi barkun e saj të tonifikuar edhe në një paraqitje të fundit me fustan të bardhë transparent në dasmën franceze të Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestrit.
Ajo veshi fustanin e dekoruar me lule në dasmën e stilistit me origjinë franceze dhe bashkëshortit të tij tani në Charleval të shtunën. Dasma vjen më shumë se një vit pasi çifti u martua zyrtarisht në qershor të vitit 2021 – por më në fund ata festuan bashkimin e tyre të rrethuar nga të dashurit e tyre.
Dua dukej e bujshme me fustanin e saj të tejdukshëm, teksa kalonte nëpër rrugët franceze. Këngëtarja me origjinë shqiptare e shoqëroi veshjen me vathë të mëdhenj të bardhë me lule, të cilët plotësonin pamjen e saj. Dua aktualisht po shijon një pushim të gjatë pasi festoi ditëlindjen e saj të 27-të në fillim të kësaj jave në Ibiza.