Ministrat e Jashtëm të BE- së nuk ka gjasa të bien dakord në këshillin e kësaj jave për të vendosur një ndalim të plotë të dhënies të vizave për të gjithë qytetarët e Rusisë pa përjashtim, një vendim që do të kërkonte unanimitet, tha Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell.
“Unë nuk mendoj se ndërprerja e marrëdhënieve me popullsinë civile ruse do të ndihmojë dhe nuk mendoj se kjo ide do të marrë unanimitetin e nevojshëm,” tha në një deklaratë Borrell.
“Mendoj se duhet të rishikojmë mënyrën se si u jepen vizat disa rusëve, sigurisht jo oligarkëve.
Duhet të jemi më selektiv. Por unë nuk jam pro ndalimit për dhënien e vizave për të gjithë rusët”, tha shefi i diplomacisë europiane.