Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu, ka dalë kundër projektit të qeverisë për shëtitoren e qytetit. Gjatë një takimi me banorët e fshatrave Tomin dhe Limjan, kandidati demokrat u shpreh se qeveria kujtohet për dibranët vetëm për tu marrë votën. Ai theksoi se qeveria po shpenzon 870 milionë lek për të zëvëndësuar asfaltin me pllaka në shëtitoren e Dibrës, ndërsa fshatrat vuajnë mungesën e infrastrukturës dhe banorët bukën e gojës.
Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise
“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...










