Pas tragjedisë në Himarë, ku një 7- vjeçare u vra nga një polic me skaf, Policia e Shtetit nisi kontrollet dhe heqjet e mjeteve lundruese. Por, me sa duket ky kontroll nuk është i njëjtë për të gjithë, pasi në Sarandë mjete të ndryshme lundruese vazhdojnë të funksionojnë shumë pranë pushuesve, duke vënë jetën e tyre në rrezik. Këtë problem e ka ngritur gjatë një interviste televizive një prej operatorëve turistik Shkëlqim Beqja, i cili ka treguar se këtë sezon veror anijet turistikë në Sarandë janë dyfishuar, nga 6 janë bërë 12. Por gjiri i Sarandës nuk ka mbrojte ndaj dhe prej distancës së afërt mes tyre mund të rrezikohet jeta e pushuesve.
“Për shkak se Saranda është gji i mbyllur nuk ka mbrojtje, nuk ka liman, në rast furtune, anijet janë të rrezikuara nga përplasja me njëra-tjetrën. Bashkia duhet të kishte krijuar distanca më të largëta nga anija në anije, sepse rrezikojmë aksidente. Për të shmangur tragjedi si e Himarës duhet ti paraprijmë problemeve dhe jo të reagojmë, pasi të ndodhin”, tha Beqja.
Ky është dhe një prej momenteve kur dy anije pak ditë më parë rrezikuan të përplaseshin. I shtynë me duar dhe parandaluan një tragjedi të mundshme. “Janë të pafundme rastet që I kemi shtyrë anijet me duar nga njëra-tjetra. Duhet të rritet distanca”, u shpreh më tej operatori turistik.
Beqja thonë se janë ankuar dhe në bashki, por nuk është marrë asnjë masë. “Bordi i Bashkisë së Sarandës nuk e ka idenë se çdo të thotë det, janë të pazotë në këtë fushë. Vjet duke parë problemet e sigurisë, kërkuam ndihmë e specialistëve dhe bënë një studim që çuan në Këshillin Bashkiak që anijet të kenë distancat për sigurinë. Jo vetëm nuk u ruajt distanca, por këtë vit u dyfishuan anijet”, vijoi më tej operatori turistik.
Beqja nuk ka frikë nga konkurrenca dhe propozon një zgjidhje. “Nëse për qëllime nga më të ndryshme, klienteliste apo nëse duan që limani i Sarandës kaq i vogël të jetë internacional se dhe nga Turqia na kanë ardhur, nga nuk ka operatorë le ta shtrijë ankorimin e anijeve nga kanali i Çukës dhe më tej. Se nëse ndodh një aksident si i Himarës larg o zot, përgjegjës do jetë vetëm një Zoti Gurma se është I informuar. le të shtojë dhe operatorë të tjerë, por të rritë distancën”, u shpreh Beqja. Operatori turistik tregon se pak vite më parë prej motit të keq prej përplasjes së anijeve pati dhe një viktimë.