Një fëmijë 3 vjeç është mbytur në pishinë në Itali. Mësohet se vogëlushi ndodhej në shtëpinë e gjyshërve në provincën e Livornos, ndërsa prindërit e tij kishin shkuar në Milano për të përfunduar përgatitjet e dasmës së tyre.
Djali 3 vjeçar ra në pishinë pasi po tentonte të merrte një lodër. Pasi gjyshërit kuptuan se vogëlushi kishte rënë në pishinë, e nxorën menjëherë dhe njoftuan ambulancën por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Përpara këtij aksidenti të tmerrshëm, djali i vogël kishte bërë banjë me gjyshin e tij, i cili menjëherë më pas ia besoi gruas së tij për ta tharë dhe përgatitur drekën. Për shkak të një shpërqendrimi, askush nuk e vuri re që fëmija kishte përfunduar në ujë.