Rusia, pas sulmeve të kryera në Krime ka vendosur të tërheqë avionët e saj luftarakë, sipas mediave të huaja që citojnë një raport sekret të NATO -s .
Sipas raportit të NATO-s, Rusia tashmë ka tërhequr 10 avionë luftarakë nga Krimea. Siç raporton faqja, gjashtë avionë luftarakë SU-35C dhe katër MIIG-31BM u tërhoqën nga gadishulli.
“Dronët ukrainas janë të vështirë të identifikohen si objektiva për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore”, thuhet në raport.
Në të njëjtën kohë, Rusia ka rritur numrin e raketave tokë-ajër që ka në gadishull për të zmbrapsur sulmet e mundshme me dron nga Ukraina. Më 18 gusht, banorët vendas raportuan se kishin dëgjuar shpërthime në qytetin e Kerçit dhe afër aeroportit Belbek në Sevastopol.
Krimea, të cilën shumica e vendeve e njohin si ukrainase, por që është pushtuar nga Rusia që nga viti 2014, ka qenë në sulmin e vazhdueshëm gjatë javëve të fundit. Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të rimarrë Krimenë nga forcat ruse. Ai tha gjithashtu se lufta do të përfundojë me Krime teksa mbajti një fjalim optimist për vazhdimësinë e luftës.