Shuhet zjarri në malin e Llogarasë. Pas 4 ditësh, forcat zjarrfikëse dhe ushtarë kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat kishin nisur të përhapeshin deri pranë tunelit.
Shtabi i emergjencave ndodhet në vendin e ngjarjes, aty ku do të sigurohen që të jenë shuar të gjitha flakët e zjarrit dhe të mos ketë më rrezik për përhapje.
Në aksion për fikjen e flakëve u aktivizuan rreth 60 forca, ndërsa për vatrën e dytë e cila u riaktivizua ditën e djeshme u shua nga toka.