Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai është pritur mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama, teksa është mbajtur dhe një ceremoni zyrtare.
Teksa janë ndalur në ambientet e brendshme të kryeministrisë për foton zyrtare mes dy homologëve, Bettel me humor është zgjatur për të arritur Ramën.
Ndërsa pritet që në orën 10:30 dy homologët të japin konferencë të përbashkët për shtyp.