Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se është qëlluar drejt një “Audi” A3, ngjyrë gri e errët.
Po ashtu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka rrethuar zonën.
Deri më tani, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që mësohet se nuk ka persona të lënduar.