Pritjes i erdhi fundi. Kampioni shqiptar në boks, Florian Marku, ka zbritur në ring për t’u ndeshur me meksikanin Miguel Ramirez në “Air Albania”.
Ka qenë reperi Noizy i cili e ka shoqëruar në dalje me këngën që i ka kushtuar Markut para mijëra tifozëve që kanë mbushur stadiumin pas hapjes së dyerve.
Sytë e miliona shqiptarëve do të jenë të përqendruar para ekranit për të ndjekur kampionin i cili synon të vijojë rekordet e tij pozitive.