Pak javë më parë ish-futbollisti dhe modeli Granit Cana u kap mat në momente pasionante me një zeshkane. Të dy, po shijonin ditët me diell dhe temperaturat e larta në një prej pishinave të Prishtinës. Graniti dhe vajza misterioze dukeshin të pashqetësuar nga njerëzit rreth tyre duke zgjedhur të puthen e të ishin të pandarë nga njëri-tjetri.
Mirëpo, i pyetur për jetën e tij sentimentale, ish-banori i Big Brother VIP nuk do të ndajë detaje. Ai ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram ku është pyetur nëse ka të dashur. “Shh jo po beqar si loti”- shkruan ai në përgjigjen e tij jo shumë të qarët.
Megjithatë, kunja e tij për Fifin ishte mëse e qartë. I pyetur nga ndjekësit se përse nuk e ka ftuar Fifin në lokalin e tij Graniti shkruan se “është përkujdesur të ftojë gjithmonë artistë që janë on top” duke nënkuptuar se Fifi nuk është njëra prej tyre.
Po ashtu me ironi i është përgjigjur edhe pyetjes rreth raporteve me Donald Veshajn. “Njësoj siç i ka me Ilirin. Pak shaka, nuk kemi kontakte, nuk jemi parë pas “Big Brother VIP”.
Po me Arbana Osmanin? “Bana është nona. Akoma në ëndërr më del kur më thërriste në dhomën e rrëfimit”.
Fifi dhe Graniti kanë qenë shumë të komentuar në javët e para të “Big Brother VIP”, pasi u duk sikur ata do të krijonin një lidhje dashurie aty brenda. Por modeli preferoi që të kishte vetëm një raport shoqëror me këngëtaren, ndërsa kjo e fundit pas daljes po shijon romancën me të dashurin e saj Adis Patushin.