Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Bajnicë të Ferizajt. Një 4-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një pus.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën ” Natyra” të Kaçanikut, një fëmijë mashkull moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunarë) . Menjëherë Policia, Emergjenca , si dhe Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrë pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kujdestar. Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”.