Në Stamboll po hidhet shorti i fazës së grupeve të UEFA Champions League. Goglat turke vendosin për strikturën e re të kompeticionit më elitar të planetit.
Grupi A: Ajax-Liverpool. Grupi B: Porto-Atletico Madrid. Grupi C: Bayern-Barcelona. Grupi D: Frankfurt-Tottenham. Grupi E: Milan-Chelsea. Grupi F: Real Madrid-Leipzig. Grupi G: Man. City-Sevilla. Grupi H: PSG-Juventus.
Grupi i “Ferrit”, Bayern, Barcelona dhe Inter luftë për dy vende.
Grupi C mund të konsiderohet pa frikë si grupi i “Ferrit”. Shorti që po hidhet në Stamboll ka vënë përballë njëra-tjetrës në grupin C. Bayer Munchen, Barcelona dhe Inter.
Ndërkohë që një përplasje interesante ëhstë edhe ajo Milan-Chelsea si dhe PSG-Juventus.
Përballje titanësh në Champions League, Bayern-Barcelona dhe Milan-Chelsea.
Është duke u hedhur shorti i ChampiosnLleague në Stamboll. Ajo që bie në sy është përballja mes Barcelonës dhe Bayern Munchen që janë në grupin C.
Një tjetër përballje interesante është ajo mes Milanit dhe Chelsea që do të jenë të dyja në grupin E
Për shkak të Kupës së Botës në një kohë të pazakonte, faza e grupeve të Champions do të përfundojë më 2 nëntor. Secili nga 32 klubet pjesëmarrëse e fillon kompeticionin me 15.64 milionë euro si “bonus” startues. Shumë të cilës mund t’i shtohen 2.8 milionë për fitore dhe 930 mijë euro për barazimin në fazën e grupeve.
Klubet që arrijnë në 1/16 do të marrin 9.6 milionë e kështu me radhë: 10.6 milionë për çerekfinalet, 12.5 milionë më shumë për gjysmëfinalet dhe 15.5 milionë për finalen. Klubi kampion do të fitojë edhe 4.5 milionë të tjera, plus 3.5 milionë për pjesëmarrjen në Superkupën e Europës dhe 1 milion shtesë në këtë event.