Kanë dalë detajet e ngjarjes së sotme në Gjorm të Kurbinit, ku mbeti i plagosur një person.
Mësohet se Met Lika ka plagosur me armë Rasim Tafën, pas një sherri banal mes tyre. Shkak i sherrit është bërë një lopë, e cila kishte hyrë në tokën e autorit.
Pas debateve me fjalë, Tafa ka shtënë me armë në drejtim të komshiut të tij, duke e lënë të plagosur.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar Met Likën.