Dy shtetasit rusë dhe një ukrainas që tentuan të futen ne bazën ushtarake në Gramsh disa ditë më parë do të dalin sot në orën 11:00 para gjykatës së Elbasanit.
Prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg për këta shtetas. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin ukrainas e identifikuar si shtetasi Fedir Aplatov dhe dy shtetasit rusë Svetlana Timofoeva 33 vjeç dhe Mikhail Zorin 24 vjeç.
Ata sulmuan dy ushtarë shqiptarë me spraj neuroparalizues në Uzinën e Ushtarake të Gramshit ka qenë në Shqipëri edhe vitin e kaluar. Ngjarja ishte regjistruar rreth orës 17:40 minuta të datës 20 gusht por u mësua nga mediat disa orë më vonë, rreth orës 21:00.