Policia e Tiranës ka “kapur” në befasi shoferët e mjeteve të transportit publik duke ndërmarrë një aksion blic.
Kontrolli blic u krye për evidentimin e ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë shkelje agresive.
Gjatë 24 orëve të fundit, rëndësi e veçantë i është kushtuar kontrolleve të befasishme të drejtuesve të mjeteve të transportit publik, në linja të ndryshme të autobusëve, në kryeqytet.
Ditën e djeshme i janë nënshtruar testit të alkoolit, 25 drejtues të mjeteve të transportit publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’iu siguruar qytetarëve, një transport sa më të sigurtë.