Pas ngjarjes së djeshme, ku mbetën të bllokuar 8 turistë të huaj, Agjensia Kombëtare e Zonave të mbrojtura e ka ndaluar hyrjen në Kanioni i Langaricës në Përmet pasi tashmë është bërë një burim rreziku për të gjithë vizitorët.
Të gjithë personat që vizitojnë zonën duhet të jenë të shoqëruar nga guida të liçensuara përndryshe nuk do të lejohen të vizitojnë Kanionin e Langaricës.
Katër turistë që mbetën të bllokuar në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës” u shpëtuar mbrëmjen e djeshme. Ata u bllokuan në pjesën e kanionit ndërsa eksploronin zonën për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.
Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes u nisën shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse. Pasi u shpëtuan, turistëve u është ofruar edhe asistenca mjekësore. Sipas asaj që bën të ditur policia aktualisht ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.