Jo vetëm mjalti e limoni, por gjithashtu çokollata është një nga kurat më të mira për të qetësuar kollën. Studimi i bërë nga Hull University ka arritur ta vërtetojë këtë.
Mendohet se një ilaç i ri me bazë kakaon është shumë më efikas se barnat standarde që përdoren për këtë qëllim.
Përmes studimit krahasues u arrit në konkluzion se pacientët që u kuruan me ilaçin me bazë kakaon, patën përmirësime impresionuese brenda dy ditësh. I quajtur ROCOCO, ai është një studim i projektuar në mënyrë të saktë dhe i provuar në 163 pacientë. Rezultatet përfundimtare të studimit do të publikohen në revistën shkencore brenda 12 muajve të ardhshëm.