Policia suedeze ka bërë me dije se një tetë vjeçar është vrarë pasi një granatë dore është hedhur në banesën e tij në qytetin Gothenburg. Tetë vjeçari, Yuusuf Warsame nga Birmingham kishte ardhur tek të afërmit e tij dhe po flinte gjumë kur ndodhi shpërthimi. Në dhomën ku flinte vogëlushi ka qenë dhe e ëma, i vëllai dhe e motra por këta kanë marrë plagë të lehta.
Policia hedh dyshime se ngjarja ka lidhje me një tjetër krim të rëndë të ndodhur në këtë zonë ku jeton komuniteti somalez.
“Duhet të shohim nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën por dyshimet tona janë”-shkruhet në BBC.