Ashtu si në reagimin e një nate më parë, kryeministri Edi Rama ka një tjetër koment për sulmin në Uzinën e Armëve në Gramsh, ku nuk ngurron t’i kundërpërgjigjet opozitës. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter”, kreu i qeverisë shkruan se opozita nuk po lë gjë pa thënë në media dhe portale, përveç të vërtetës për ngjarjen e rëndë ku dy ushtarë shqiptarë përfundon me lëndime nga sulmi me neuro-paralizues.
Më tej, Rama ironizon kundërshtarët e tij politikë, me shprehjen “Me u gjet Kola në punë”, ndërsa i cilëson si “mbrojtësit” e Sigurisë Kombëtare. Në postim ai thekson se përtej çdo zhurmë nga kjo ngjarje, institucionet kanë funksionuar siç duhet.
“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare,shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane,portale e faqe personale,duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!