Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon lajmit për ndalimin e 4 shtetasve çekë të cilët janë kapur në hyrje të uzinës në Poliçan.
Sipas njoftimit të dhënë, bëhet me dije se dy prej të ndaluarave janë shtetaset P.B, 38 vjeçe dhe M.M, 34 vjeçe të cilat në duar kanë pasur një aparat fotografik.
Ndërsa në brendësi të tuneleve janë kapur edhe dy shtetas të tjerë, Th.M, 51 vjeç dhe R.B, 42 vjeç. Aktualisht po kryhen hetime për të përcaktuar rrethanat e të gjithë ngjarjes së ndodhur.
Njoftimi i Plotë:
Poliçan/Informacion paraprak
Sot, në ambientet e jashtme të Uzinës Ushtarake Poliçan, janë konstatuar shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, me aparat fotografik.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim dhe me Policinë Ushtarake, pas informacioneve të marra se në brendësi të tuneleve të Uzinës, ndodhen dhe dy shtetas të tjerë, kanë ushtruar menjëherë kontroll të imtësishëm.
Në brendësi të njërit prej tuneleve, gjatë kontrollit, janë konstatuar dhe dy shtetasit e tjerë, TH. M., 51 vjeç, dhe R. B., 42 vjeç, të dy me kombësi çeke.
Katër shtetasit çek janë shoqëruar në ambientet e DVP Berat për veprime të mëtejshme procedurale.