Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se në shtator grupi i deputetëve mbështetës të Rithemelimit mund të marrë vendime kundër Enkelejd Alibeajt. Ai u pyet në një konferencë për mediat se a do ketë në shtator vendim për kreun e ri të grupit parlamentar të PD sa kohë nuk e njihni Enkelejd Alibeajn si kreu i grupit dhe a keni biseduar me deputetët e tjerë të PD?.
Pa dhënë shumë detaje, Berisha tha se ka një komunikim për të gjitha problemet me deputetët e PD, të cilat do i mësoni dora – dorës
“Ka një komunikim për të gjitha problemet me deputetët e PD, të cilat do i mësoni dora – dorës sipas produktit dhe rezultateve. Kjo është përgjigja ime” – tha Berisha.
Kujtojmë që “Rithemelimi” e shkarkoi nga detyra e kreut të grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeajn.