Policia e Matit ka arrestuar një 22-vjeçari me inicialet, I.R, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Pas kontrollit fizik nga policia, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.