Vijon djegia e tokave në Alikokë ndërsa zjarri dyshohet se ka shkuar në fshatrat e njësisë Qendër, nga zona e fabrikës së Çimentos Vlorë.
Lidhur me situatën, bëhet me dije se zjarri është përhapur me shpejtësi duke kaluar dhe kodrën e Bishtit të Kalldrëmit.
Nga ana tjetër, flakët kanë djegur qindra rrënjë ullinj. Zjarrfikëset po mundohen të vënë nën kontroll flakët, por vatrat e zjarrit mbeten ende aktive.
Gjithashtu, zjarri i është afruar rrugës nacionale të Lumit të Vlorës dhe rrezikon kodrat e Kaninës.
Nga zjarri janë dëmtuar kabllot e energjisë Elektrike. Për pasojë zona prej disa orësh është pa energji elektrike.