Zbardhen detaje nga vrasja që u shënua mbrëmjen e sotme në Sarandë. Burime për gijotina.com bëjnë me dije se sherri që çoi në vrasjen e Klodian Bakiajt ka nisur për shezlongët.
Këtë pasdite, pas orës 18:00, pushuesi është qëlluar me thikë pas shpine, pas sherrit të nisur.
I plagosuri është dërguar në spital, por nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ende nuk janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në konflikt. Nuk dihet akoma as emri i pushuesit që u qëllua me thikë për vdekje.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.
Gjithashtu pritet të merren në pyetje edhe dëshmitarët okularë të ngjarjes.