Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një ankesë kundër këtij bordi duke theksuar se çmimi në bursë vijon të ulet ndërsa në Shqipëri litri i naftës mbetet i lartë. Ai e ka cilësuar këtë fakt si një skandal të madh dhe ka akuzuar qeverinë se nuk po reagon me uljen e taksave. Sipas tij, prej datës 11 gusht, shqiptarët paguajnë 221 lekë për një litër naftë, çmim ky i vendosur nga Bordi i Transparencës.
“Skandal, si po i vjedh Bordi i Transparencës qytetarët Shqiptar. Dje postova në Facebook sesi qeveria greke ka lënë pushimet për të menduar bërë gati paketën e ndihmës për qytetarët duke rritur pagën minimale dhe uljen e taksave. Ndërkohë në Shqipëri qeveria jo e jo që se vendos ujin në zjarr, por kemi edhe bordet që u ngritën për transparencë por në fakt ka përfunduar për të vjedhur qytetarët. Prej ditësh në bursë çmimi i naftës ka rënë në nivelet e para luftës në Ukrainë por BORDI I VJEDHJES nuk denjon të ul çmimin. Sot në mëngjes një fuçi naftë shitej me 92.8 dollarë. Nëse do të bënim përllogaritjen duke përfshirë të gjitha taksat dhe normën e rritur nga bordi të fitimit për importuesit e naftës, një litër naftë me pakice nuk do të kushtonte më shumë se 206 lekë për litër, ndërkohë që sot në pikat e karburantit është me 222 lek për litër. Më poshtë po bëj përllogaritjen: Çmimi për litër pa taksat sipas çmimit në bursë: 92.9 all/litër + akcize 38.2all/litër + takse karboni 3 all/litër + taksë qarkullimi 27all/litër+ taksë markimi 0.61all/litër + tvsh 20% 40.27all/litër+ 3 lek marzhi fitimit + 2 lek për litër kosto transporti= 206.98 lek për litër. Ky do duhet të ishte çmimi i naftës sot me pakicë. Theksoj duke vendosur edhe normën e rritur të fitimit nga bordi për importuesit. Por vjedhja nuk ka fund në Shqipëri. Bordi mblidhet menjëherë për të rritur çmimin por bën sikur nuk është vigjilent kur bëhet fjalë për të ulur çmimin” – shkruan Sula në facebook.