Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi ka rrahur dhe ka ofenduar një të moshuar 78-vjeçare dhe një 31-vjeçare.
Lidhur me situatën e rëndë, mësohet se dy gratë që ranë pre e dhunës së shqiptarit janë nënë e bijë sipas mediave greke.
Gjithashtu, nga ana tjetër ndaj emigrantit shqiptar rëndojnë akuzat për lëndim trupor, kanosje, fyerje dhe dëmtim të pasurisë së huaj.