Policia e Tiranës ka arrestuar 29-vjeçaren e cila shkaktoi aksidentin mbrëmjen e 15 gushtit 2022 tek “Kodra e Diellit” në Tiranë ku aksidentoi 4 kalimtarë të rastit mes tyre dhe një fëmijë. Sipas policisë, të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi Bazgan Hysa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet u mësua se 29-vjeçarja Elinta Garo kishte humbur kontrollin e mjetit duke përplasur fillimisht 27- vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj. Më pas ka tentuar të ndryshojë drejtimin e mjetit duke aksidentuar edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa, si edhe një fëmijë me inicialet R.M.
Policia informon sot se të aksidentuarit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve Bazgan Hysa.
Dyshohet se aksidenti u shënua si pasojë e përdorimit të telefonit në timon.