Një fenomen i pazakontë është shënuar sot në ishullin grek të Lemnosit, ku banorët dhe turistët janë bërë spektaktor të një vorbulle detare në det.
Fillimisht fenomeni i pazakontë u pa nga banorët dhe turistët në aeroportin pranë zonës ishullore.
Kanë qenë vizitorët skandinavë, ata të cilët kanë kapur fenomenin natyror me celularët e tyre në momentin që sapo kishin zbritur nga avioni.
Fatmirësisht kohëzgjatja e vorbullës ishte disa minuta dhe nuk shkaktoi dëme.