Admir Bejo, 46 vjeç është personi që është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Kuçovë. Bejo është gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen “1 Maji” në qytetin e Kuçovës.
Ai është dërguar në spitalin e Beratit ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.
Bëhet me dije se i plagosuri është gjetur në anë të rrugës, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e ngjarjes.