Vazhdojnë çmenduritë me skafet në plazhin e Potamit, aty ku dy javë më parë humbi jetën 7 vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i policit Arjan Tase“Piranjat’ kanë publikuar një video ku shihet se si një tjetër skaf ndodhet pikërisht në të njëjtin vend ku edhe u vra Jonada.Siç shihet edhe në video skafi i mbushur plot me njerëz, ndodhet në breg të detit dhe lëviz i pashqetësuar edhe pse aty pranë janë me dhjetëra qytetarë që po lahen në det.Mesa duket as shkarkimet e gjithë elitës së policisë kufitare në Vlorë, apo paralajmërimet e bëra nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, nuk kanë ndaluar lëvizjen e këtyre skafeve në breg të detit.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....