Policia e Bulqizës ka arrestuar dy persona, babë e bir pasi akuzohen për prodhimin e lëndëve narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacioni policor të koduar “Lejçani”.
Si rezultat në një zonë të pyllëzuar në kodrën e Lejçanit, kanë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.