Që prej mesditës së sotme fshati Tragjas i Vlorës është përfshirë nga zjarri. Lidhur me situatën mësohet se flakët janë përhapur ndjeshëm, pasi favorizohen edhe nga era, duke bërë që situata të përkeqësohet.
Gjithashtu, bëhet me dije se deri më tani është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre.
Po ashtu raportohet se në terren janë 12 efektivë policie dhe 3 makina të shërbimit zjarrfikëse. Nuk dihet ende nëse zjarri kërcënon banesat e zonës.