Kërkimet për 14 vjeçarin e zhdukur prej mbrëmjes së 8 gushtit po vijojnë ende në lumin Seman, Fier, teksa operacionit u janë bashkuar dhe forcat RENEA dhe pëlumbarët.
Ditën e sotme ka folur dhe vëllai i madh i tij, i cili shprehet se për herë të fundit e ka parë në shtëpi, kur e kishte lënë në gjumë, ndërsa pas zhdukjes së tij, në bregun e lumit i gjeti vetëm shapkat dhe rrobat.
“Dje e lashë në gjumë. Pasi e mora vesh që s’ishte kthyer dola mbasdite. Gjeta vetëm rrobat…Këtu vinte gjithmonë kur peshkonim. Vinte dhe vetë ndonjëherë…” u shpreh i vëllai.
Ndërkohë banorë të fshatit treguan se një tjetër djalë i familjes ishte mbytur në lumë duke luajtur, rreth 10 vite më parë.