Gazetari Nimet Isufi ka ndërruar jetë pasditen e të mërkurës. Lajmi është bërë i ditur nga miqtë e tij në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur ngushëllimet. 41-vjeçari Nimet Isufi, ka pësuar një arrest kardiak ne shtëpinë e tij në Tiranë, ku dhe ka humbur jetën.
Nimet Isufi ka lindur në Shkodër, ndërsa është diplomuar në departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
Pasi punoi me vite si gazetar në disa gazeta në Tiranë, ai më pas kaloi në sektorin e marrëdhënieve me publikun, duke punuar si shef i PR në një nga universitetet private në vend.