Një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore është përfshirë nga flakët ditën e sotme në afërsi të Rrubikut, pranë kthesës për në Burrel.
Lidhur me situatën deri më tani bëhet me dije se zona e përfshirë nga flakët përbëhet nga një terren i thyer, që krijon vështirësi në infrastrukturë për zjarrfikëset që të ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.
Siç shihet nga fotot, zona është e pabanuar dhe nuk ka rrezik për dëme njerëzore apo banesa.