Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një fshatin Shaptej të Deçanit. Bëhet me dije se një 16-vjeçar u vra me thikë para derës së shtëpisë nga një bashkëmoshatar.
Mediat raportojnë se fillimisht dy adoleshentët u kapën me fjalë, ndërsa njëri-prej tyre nxori thikën dhe vrau bashkëmoshatarin.
Policia vuri në pranga pas ngjarjes autorin e ngjarjes. Sipas mediave në Kosovë, dy adoleshentët ishin shokë klase me njëri-tjetrin.