Frika mes TI (Tepelena State) dhe IS – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Frika mes TI (Tepelena State) dhe IS

21:39 | 19/08/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Çudi si ndodh në këtë botë të vogël. Aq e vogël sa Steve Jobs e kishte dizajnuar si një kokërr mollë në programin e tij në Apple-Macintosh. Bota e informacionit e bëri kaq të vogël planetin e ëndrrës për ta pushtuar, sa ç’është molla e “Apple”.

Çudia ndodh bash në këtë epokë: Një lajm që vjen nga këtu afër, në parcelat shtetërore të kanabisit në Tepelenë, paralelizohet me një tjetër lajm që vjen nga larg, nga Siria ku po luftojnë militantët e Shtetit Islamik (Islamic State) (IS). Shiko çfarë ndodhi sot; sot, e Premte 19 gusht… Sapo u përhap lajmi se gjithë Policia e Shtetit, në kupolën e vet është e mbushur me “djemtë qeveritarë” të Tepelenës, thuajse në atë kohë vjen një lajm paralel nga qyteti Manbij i Sirisë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Çfarë është paralele?

Në Manbij, militantët e IS, Shtetit (Islamik), sot, e premte, u ndjenë të rrethuar nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA, dhe në panik, kryen aktin tragjik: Rrëmbyen civilë, i futën në kamionët e tyre dhe u nisën drejt veriut.  (Shiko BBC, lajmi i orës 11.30). Por, cilët ishin civilët e marrë peng si mburojë? Militantët e IS, Shteti (Islamik) zunë pjesëtarët e familjeve të tyre dhe i futën në kamionë si mburojë përballë forcave ushtarake të koalicionit.

Po në “Tepelenë”? Tepelena në këtë rast është fenomeni i Shtetit (Fisnor). Ministri i Brendshëm, me origjinë dhe lidhje familjare në Tepelenë, ka marrë “peng” gjithë pjesëtarë të familjes dhe i ka shpërndarë si Roje Policore për të mbrojtur krimin që po kryhet me kultivimin dhe trafikun e drogës. Sigurisht, ministri nuk e ka bërë veç me kokën e tij, por me strategjinë e kryeministrit. Me sa duket, ky, i zënë ngushtë nga sulmi i “Koalicionit Njerëzor” që ka kapur krimin e qeverisë, i ka kërkuar ministrit të përdorë familjarët… E shikoni çfarë paraleleje mes Shtetit (Islamik) në Siri dhe Shtetit (të Drogës) në Shqipëri.

Faktin tragjik e denoncoi sot ish-kryeministri Sali Berisha.

Ministri i Shqipërisë, njësoj si në lajmin mbi Sirinë, gjithë kolonën e Policisë e ka mbushur me familjarë nga Tepelenë. Që nga Ministri, te Drejtori i Policisë së Shtetit, çdo post më poshtë , çdo zëvendës, zëdhënës, truproje, sekretare, komandant Garde, drejtor automjetesh, shefi i mbrojtjes së dëshmitarëve,… gjithkush nga Tepelena. Stacionet policore që  nga Tirana, në Gjirokastër e në Shkodër komandohen nga tepelenas…

Të gjithë janë në autokolonën e mbrojtjes së krimit. Koloneli Chris Garver, zëdhënës i forcave të koalicionit që udhëheq SHBA në Siri, tha sot se autokolona e IS që ka rrëmbyer civilë familjarë si mburojë, thjesht po vëzhgohet, por nuk po sulmohet për shkak se ka civilë dhe “nuk duam të shkaktojmë fatkeqësi”.

Çfarë e frikëson TS, (Tepelena State), Shtetin nga Tepelena ?

Së pari, e frikëson pushteti i vet. Pushteti i vet është i ndarë në dy faza. Njëra është faza që shpalli kryeministri nën kodin “një milionë shpulla”. Kjo ishte në fillim. Në fakt votuesit e Partisë së tij ishin shumë më pak se një milionë, por ky “mori peng” Partinë e Ilir Metës dhe abuzoi me forcën e pushtetit. Pushteti u ngarkua me më shumë forcë se në vitin 1945. Barra e madhe, një ditë,  do të thyente kolonën e “kalit”. Kjo ndodhi, aq më shumë se jetojmë në epokën “Apple”, kur nuk mbahen pushtetet e rëndë. Tani koalicioni është në thyerje totale; partia e Metës në koalicion nuk mund të mbajë krimin e koduar “një milionë shpulla”.

Tjetra është faza e mbajtjes së pushtetit jashtë forcës së koduar “një milionë shpulla”; domethënë jashtë sistemit të votës dhe demokracisë. Prej kohësh fuqia e pushtetit ka dalë nga fuqia e votës; qeveria nuk përfaqëson as të majtët, as socialistët, por një sekt të koduar Rilindja. Qeveria ka zgjedhur krimin si forcë për të mbajtur pushtetin. Me dorën e fshehtë të qeverisë, në gjithë vendin po kultivohet drogë. Droga po kontrollohet dhe mbrohet nga Policia e Shtetit. Fitimet e drogës do të përdoren për të ushtruar forcë mbi popullin votues, që ky popull i dhunuar të votojë përsëri Sektin. Populli dhunohet duke ia blerë votën; sigurisht me paratë e vjedhura prej tij dhe paratë që prodhon droga…

Ja kjo është frika e TS (Tepelena State). Ministri i Brendshëm, nën dorën e sigurt të kryeministrit, ka rekrutuar gjithë drejtuesit e Policisë nga “fisi” i tij Tepelenë, dhe i ka vënë roje mbi parcelat dhe krahinat e gjithë vendit. Edhe për vete ka marrë peng “familjarët”, dmth fisnorët tepelenas, që nga truproja, pastruesja, përkthyesja, parkimi, gjellëbërësi e deri te Arma e Policisë. Si në një convoy, ekzakt. Zëdhënësi, Chris Garver, i Forcave Amerikane të të koalicionit kundër IS, tha se në convoy-n e  qytetit Manbij të Sirisë “po vëzhgojnë e nuk po qëllojnë, sepse nuk duan që të ketë fatkeqësi mbi civilët”.

Ndërsa militantët fisnorë të Policisë në TS (Shtetin e Tepelenës), , në çdo çast mund të shpërthejnë në sulme kundër popullsisë civile. Sot për sot kanë zgjedhur “fisin superior”, Tepelenën; konflikti mes krahinave është bërë gati. Ky, TS (Tepelena State) është një shtet i frikësuar, nuk ka superioritet si koalicioni amerikan mbi terrorin; droga e bën TS (shtetin këtu) inferior, nevrastenik, e bën që të bjerë në panik dhe në padurim. Përdorimi i narkotikëve ( sipas dëshmive të bashkëpunëtorëve) e ka bërë edhe kryeministrin si të çmendur. Ja, si ky person do të jetë fytyra e shtetit (TS) kur t’i sulet popullit me anë të forcave policore fisnore që ka shpërndarë për të shkelur gjithë Shqipërinë, me krahina e me tradita specifike.

Kjo është frika. TS nuk mund të pranojë që të humbë pushtet. Sepse atëherë ka humbur Drogën dhe vice- versa. Kështu i ka ndodhur edhe shtetit të paraardhësve të TS (Tepelena State) që në fillim, në vitin 1945, kur sapo merrnin fuqinë në dorë. Ata dërguan militantë fisnorë në krahinat e Veriut (ku plasi rezistenca  kundër komunizmit). Toger Baba (alias Hodo Habibi, nga Kurveleshi) i dërguar special në Mirditë e në Zadrimë, ndizte zjarr mes fshatit dhe digjte gratë e burrave që rezistonin maleve. Edhe ajo ishte një drogë. Droga e pushtetit është paralele në çdo kohë.

Siç paralelizon lajmi mbi convoy- in në Manbij dhe vargun e militantëve fisnorë të Tepelenës që mbrojnë krimin e drogës në gjithë vendin.

/veritas.com.al/

Etiketa: appleChris GarverconvoyFrrok ÇupiHodo HabibiKurveleshinjë milionë shpullaShteti Islamiksteve jobsTepelena State

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Ata ikën…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com