Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa

11:33 | 08/08/2022
në Opinion
0

Nga Artan Fuga

Si mbetën shqiptarët lakuriq me duar në xhepa, u shkatërrua konsumatori, dhe tani, Zoti merr hak, edhe sipërmarrësi! Ëndrra e viteve 90 për bollëk do të kthehej brenda tridhjetvjetëve në minimum jetik për trecerekun e shqiptarëve! Sepse minimum jetik nuk është vetëm kotherja e bukës si gjellë për të tre vaktet, por është jeta në periferi të të mirave që krijon shoqëria bashkëkohore.

  1. Shqiptarët me rënien e shoqërisë totalitare morën në një pjesë të madhe apartamente pothuajse falas! Kam thënë mos u gëzoni për këtë sepse ato dy dhoma pas tridhjet vjetësh kur të rriten çiliminjtë nuk do t’ju dalin. Ku do t’i gjejnë lekët çiliminjtë të blejnë një apartament nëse martohen e shumohen? Pa përgjigje! Një pjesë e çiliminjve të rritur ikin jashtë sepse më lirë strehohesh në Vjenë sesa në Tiranë!
  2. Shqiptarët se çfarë morën ca bono privatizimi, ca letra me vlerë! U duk sikur u mbush xhepi plot! Mos u gëzoni o shokë e shoqe kam thënë atëherë sepse e para e punës ato do t’i hani brenda pak kohe, dhe pastaj lëpini buzët! Aq më shumë kur të gjithë i shisnin, vlera e tyre u bë dy lekë! Gjithë ajo pasuri që quhej kolektive iku si tym nëpër gishta! Çfarë bëni mo? Pa përgjigje atëherë?
  3. Të gjithë donin të vinin në Tiranë! C’a bëni mo, a dini që po u mblodhën të gjithë buzë Lanës, nuk do të ketë punë, sepse puna është në ara dhe lumenj, me dele e me pemë, me grurë e me peshk, ne po mblidhemi në bulevard dhe do të hamë njeri tjetrin. E keni lexuar librin “Rënia e Qytetit” që kam shkruar për ju? Do na zejë qyteti dhe varfëria e tij brenda mo, a e kuptoni apo jo bërtita në vitin 2012 kur botova këtë librin. Panairi i librit e vlerësoi si librin më të mirë, por tjetër përgjigje zero!
  4. Pa filluam të shisnim pasuritë e patundshme të kombit, ndërmarrje privatizoheshin, ngeli shteti si roje nate, i thonë këta pordhacët ultraliberalë që për vete jetojnë duke zhvatur sa shtetin sa me ca mënyra që e dinë ata (duke shitur ajër dhe dritën e diellit) pra pa asgjë! Mirë mo mirë u thosha: Por kur lekët që marrin nga këto privatizime do të mbarohen me çfarë do paguajë shteti pensione, ndihmë sociale e ku e di unë çfarë? E mo ti, më thoshin mendon për pas tridhjet vjetëve, na çan kokën! Mirë, si të doni mo! – thashë unë.

Po po i bëni lekët rrush e kumbulla!

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

  1. Kur na doli pasuria e gjyshit! U gëzuan mijëra vetë! Mos u gëzoni mo – u thashë! Mblidhni mendjen! Mos e çoni për lesh atë tokë arë, atë banesë, atë pronë që ka lënë gjyshi! Po e ndani në dhjetëra duar dhe secili ato lekë nuk ka çfarë t’iu bëjë veç t’i pijë raki e të shkojë ca vjet në turizëm! Pra do i bëni rrushekumbulla pasurinë e gjyshit dhe pastaj do lëpini gishtat në të thatë! Nuk sillesh kështu me pasurinë e trashëguar! Ata të parët e kishin të patundshme ne e tundëm duke u tundur, e kthyem në birra dhe pasta me mish të grirë!

Mosni mo! Ehuuuu ti gjithmonë pesimist! – më thoshin! Mirë mo mirë! Si të doni! Cfarë t’ju them unë!

Pse mo i dilet të marrit përpara?

  1. E ndanë tokën bujqësore në një milion ngastra! Rroftë demokracia!

Ku shkoni mo, bërtita! E keni te libri Shoqëria Periferike! Do ngordhim për bukë! Bëjuni shurrën atyre ngastrave – do të thoshte ai tipi te filmi i realizmit socialist kinez! Ku ka ekonomi bujqësore poshtë 20 hektarëve mo! E kisha mësuar në Evropë, ma kishin mësuar me kalem në dorë ca burra të mençëm që vinin në universitet me tren!

Ik o mbushu ! – më thanë, ne këtë tokën ja morrëm Tuç Makut, tani do pasurohemi tuj shit presh! I hypim preshit, fluturojmë me presh në qytet dhe e shesim preshin atje! Mirë po si do ktheheni? – u thosha unë! Me presh – mendonin ata!

  1. Tregëti e lirë – bërtisnin ca grosistë që nuk duan që asgjë mos prodhohet këtu! Obobo ! – u thosha! Çfarë bëni mor derr pe derri! Mirë po kjo tregtia e lirë do e bëjë mut prodhimin vendas! E pastaj? Si mo pastaj? Po do shkatërroheni ju more pasanikë, tregtarë, more bankierë, more sigurues jete, maqinash, etj? Përse? Na merr të keqen o shoku Artan! Si mo përse? Po këta që nuk punojnë me çfarë lekësh do e blejnë mallin që sillni nga jashtë?
  2. E mo se ka shqiptari? Ka privatizuar, bën korrupsion, bën kontrabandë, kanabis, prostitucion, shitje armësh, lloj lloj pislliqesh, fiton, blen mallrat tona!

O pika mua! Por kur të mbyllen rubinetat nuk do keni më blerës! Kush do blejë, kush do marrë hua, kush do sigurohet nëse shqiptarët ikin, nuk kanë lekë në xhep, nuk kanë fare xhepa sepse nuk do kenë as brekë në bythë!

Ouuuu, pasurohem unë, kush pyet për shqiptarët! Ashtu hë! Por Zoti e ka bërë që vuajtjen e tjetrit do ta pësosh edhe ti, sepse kur ai të mos ketë të blejë ti nuk do kesh cfarë të shesësh!

  1. Kjo ka arritur! Prandaj ca me PPP tani i vërsulen buxhetit të shtetit! Se individi, pra ne nuk kemi lekë, lekët i merr shteti me tragrambledhës me dajak dhe u a jep këtyre të PPP! Çfarë domethënë PPP. Partia e Punës e Privatëve!

A të vazhdoj edhe më? Apo keni qejf t’ju rrejnë me propagandë nëpër mitingje, facebuqe, në televizione, në takime gju më gju me popullin!

  1. Hapa një biznes – kishte qejf të thoshte shqiptari! C’a hape mo të hapsha ballin me lugë kafeje? Si thotë ajo kënga! E mo ! Po ç’a lesh biznesi ke hapur mo, një kioskë për të shitur në lagje! E di çfarë do ndodhi o biznesmeni i Lalit? Të gjithë do hapim nga një kioskë, 120 mijë kioska dhe do t’i blejmë njeri tjetrit preshët e kalbur! Pse preshët? Që të fluturoj mo! O pika mua – u thosha! Po tridhjet dyqane që shesin pula të ngrira ka vetëm lagja ime! Kush do t’i blejë mo! Blehet pula tridhjetvjeçare e ngrirë si njeriu i neandertalit andej nga Siberia prej njëzetmijë vjetësh! Do falimentoni mo, ose do të rrini si presh prapa banakut mo!

Ik mo më thanë, ke inat ti! Mirë si të doni!

Dhe një gjë! Edhe ti i ke dëgjuar këto që kam thënë! Po ke thënë: E mo lëre, ja fut kot ky! Dhe tani më kërkon të gjej zgjidhje, të dalë në rrugë të bërtas, brohoras, duartrokas, dhe ti, në varfërinë tënde, për fajin tënd, të vazhdosh të luash yç dhe domino, tani pas tridhjet vjetësh me duar në xhepa, sigurisht lakuriq!

Etiketa: duarkryesore2lakuriqShqiptarëtxhepa

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Edward P. Joseph: “Open Balkan”  favorizon ekonomikisht dhe politikisht Serbinë, me pasoja të rrezikshme

Edward P. Joseph: “Open Balkan”  favorizon ekonomikisht dhe politikisht Serbinë, me pasoja të rrezikshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com