Është rënduar bilanci i aksidentit tragjik që ka ndodhur në një autostradë në Kroaci, ku një autobus me targa polake ka dalë nga rruga. Mësohet se numri i viktimave ka shkuar në 12.
Sipas përditësimit të fundit nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 31 pasagjerë, 18 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autobusi, i cili doli nga rruga në autostradën A4 në Podvorec, rreth 50 km në veri të kryeqytetit Zagreb, po transportonte pelegrinë katolikë nga Polonia.
Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e shoferit, i cili thuhet se e ka zënë gjumi në timon. Autobusi kishte destinacion Bosnjen Jugore.