Zjarret vazhdojnë të jenë shqetësuese për vendin tonë pasi prej kohësh disa vatra janë aktive. Zjarri i rënë prej disa ditësh në zonën e fshatit Skuraj në Malësinë e Kurbinit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Mjetet zjarrfikëse e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit malor. Ndërkaq flakët kanë avancuar, duke rrezikuar edhe banesat e zonës.
Banorët prej ditësh apelojnë institucionet vendore të marrin me seriozitet situatën.
Sipërfaqet e djegura janë të mëdha, kërkohet ndërhyrja nga ajri në shuarjen e zjarreve në zonën e fshatit Turistik Skuraj.