Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rënë në Greqi, ku një 17-vjeçare u përdhunua dhe u vra nga një palestinez. Babai i saj ka rrëfyer të shkuarën e vështirë të së bijës. Ai ka thënë një ditë pas varrimit të së bijës së e ndjera në të kaluarën është përdhunuar nga një grup kriminelësh shqiptarë, me në krye një 82-vjeçar. Mësohet se përdhunimi i adoleshentes ka ndodhur në moshën 11-vjeçare dhe se në atë kohë familja e adoleshentes ka denoncuar rastin në polici.
Njëri shqiptar vuan dënimin në burg sot e kësaj dite, ndërsa tjetri ka arritur të arratiset në Gjermani duke i shpëtuar kështu prangave të policisë. Ndërkohë 82-vjeçari që drejtonte 2 shqiptarët ka ndërruar jetë para se drejtësia greke të vendoste masën e dënimit për të. Për sa i përket vrasësit të 17-vjeçares, mediet greke raportojnë se policia është vënë në kërkim të tij, dhe se deri më tanë nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e autorit 22-vjeçar.