Genc Pjetri, 33-vjeçari nga Lezha i dënuar me 25 vite burg për vrasje, është ekstraduar nga Italia pasi akuzohet se ka vrarë bashkëfshatarin e tij Hilë Kola për gjakmarrje në vitin 2003.
Specialistët e Interpol Tirana kryen ekstradimi i tij nga Roma.
Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.147, datë 22.05.2006, e ka dënuar me 25 vjet burg shtetasin Genc Pjetri për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim për gjakmarrje“ dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
33-vjeçari u arrestua vitin e shkuar, gjatë një operacioni të karabinierëve të Romës pas marrjes së një mandati arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria, ku ishte shpallur si 1 nga 100 të arratisurit më të rrezikshëm të vendit tonë.