Drejtoria e burgut në Peqin ka marrë masa ndaj tre të paraburgosurve që dhunuan ditën e djeshme gardianët e burgut. Bëhet me dije se ata janë futur në izolim pa afat dhe gjithashtu përjashtohen nga çdo aktivitet që kryhet brenda ambienteve të burgut. Kujtojmë se, tre të paraburgosur në burgun e Peqinit janë vënë në pranga këtë të enjte, nën akuzën e “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”. Sipas njoftimit, të Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu janë rebeluar dhe nuk i janë bindur urdhrave të policisë.
Kur gardianët kanë hyrë për t’i ndaluar tre të paraburgosurit, këta të fundit i kanë goditur. Për Kastriot Likja, do të rëndojë edhe akuza e “Goditjes për shkak të detyrës”.