Pas kryeministrisë, protestuesit të cilët kërkojnë drejtësi për Jonadën e vogël, e cila humbi jetën pas u godit nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tasi, i janë drejtuar Presidencës. Përballë godinës së Presidencës, ata kanë kërkuar një reagim nga Kreu i Parë i Shtetit, Bajram Begaj dhe Zonja e tij i Parë, Armanda, duke i kujtuar dhe faktin që janë prindër.
“Ku je Zonja e Parë? Turp, turp!”, thanë protestuesit.
Protesta “ Nuk e vrau varka, por shteti” është organizuar nga shoqëria civile pas vrasjes së vogëlushes Jonada Avdia nga polici Arjon Tase, i cili po drejtonte një mjet lundrues tip skaf në bregdetin e Potasit.
Vogëlushja po kalonte pushimet së bashku me familjen në Himarë në momentin e tragjedisë kur u godit për vdekje nga skafi “vrasës” i drejtuar nga polici Tase.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe kryepolicit, Gledis Nano.