Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britaninë e Madhe, ku 9-vjeçarja Lilia Valutyte është goditur me thikë nga një person në rrugë, ndërsa ishte duke luajtur jashtë kafenesë ku punonte nëna e saj.
Lilia e vogël dhe motra kanë qenë duke luajtur, ndërkohë që një person me thikë afrohet dhe e qëllon për vdekje.
Menjëherë forcat e policisë aty pranë i shkojnë pranë vogëlushes për t’i dhënë ndihmën e parë, por ishte e kotë, pasi 9-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi thika i kishte prekur organet jetësore.