Pasi ka përfunduar vizitën në familjen e vajzës që humbi jetën në Himarë, kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, ku shpreh se ky krim tregon dështimin e shtetit. Sakaq, ai ka thënë se Rama nuk duhet të mbrojë më kriminelët që ka në polici, pasi fëmija është goditur shumë pranë bregut të detit.
“Erdha si qytetar për t’i shprehur ngushëllimet familjes së Jonadës e cila humbi jetën nga një krim horror. Ngjarja ka tronditur thellë çdo shqiptar, çdo njeri. Si krim i shëmtuar duhet të ishte vetëm një individ si ai që e kreu. Kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, nëse do të kryhej nga një qytetar i thjeshtë. Ky akt u krye nga një njeri i qeverisë, me një mjet monstruoz krimi siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi motorë. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, 3*4 metra. Komisari nuk është asgjë tjetër veçse një xhelat”, tha ai.