Edi Rama reagon për tragjedinë e djeshme: Ky është sezoni më i mirë turistik, fajin e ka Berisha dhe mediat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama reagon për tragjedinë e djeshme: Ky është sezoni më i mirë turistik, fajin e ka Berisha dhe mediat

12:23 | 03/08/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Twitter ka reaguar për tragjedinë e djeshme ku efektivi Arjan Tase i ka marrë jetën një vogëlushje 7-vjeçare teksa ky i fundit është futur në breg det me gomone.

Rama reagoj dje për ngjarjen dhe fajësoj politiken dhe mediat për indinjatën që patën për ngjarjen, ku sipas tij po e keq përdornin.

Ditën e sotme ai vazhdon me avazin e djeshëm ku sërish në fokus kryesor ka akuzat ndaj medias dhe politikës, me në krye Berishën sipas tij.

Read more

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

Rama shkruan se ky është sezoni me i mirë turistik në vendin tonë sa i përket organizimit dhe rregullsisë

Statusi i tij:

Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër,ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar!

Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar!Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë,me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër!

Tragjedia e djeshme ka tronditur të madh e të vogël dhe ka krijuar një ndjenjë të rëndë shqetësimi, ndërkohë që Policia e Shtetit po merr të gjitha masat për të reaguar shumë më fort ndaj sfidës së garantimit të rendit ligjor jo vetëm në qarkullimin rrugor, po edhe atë ujor.

Vizioni i Shqipërisë turistike dhe ambicia që kjo të jetë dekada e kthimit të vendit tonë në kampionin rajonal të turizmit, lidhet edhe me rritjen e lartë të mjeteve lundruese dhe sfidën e disiplinimit të tyre, që nuk është një fjalë goje në një vend ku deri dje ato s’ekzistonin!

Shkarkimi i gjithë trupës së drejtorisë së kufirit Vlorë dhe vendosja e një fokusi të shtuar mbi qarkullimin ujor,janë hapat e duhur që do të pasohen nga hapa të tjerë,në kushtet kur rritja e përvitshme e numrit të mjeteve lundruese përbën një sfidë të vazhdueshme për të gjithë!

Sa për çetat e udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë që kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s’është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre!

Uroj edhe njëherë që drejtësia t’i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi!

Etiketa: edi ramaKryesore1

Të Lidhura

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

nga 27
08:16 | 04/02/2026
0

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000...

Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

nga 27
08:02 | 04/02/2026
0

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë,...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:36 | 04/02/2026
0

DASHI Keni kaluar javë intensive, pothuajse si një pistë me pengesa. Tani qielli kërkon vetëm një gjë nga ti: ngadalëso...

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:29 | 04/02/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime e...

Para
Tragjedia në Himarë/ Flasin familjarët e 7-vjeçares që u vra nga polici me skaf

Tragjedia në Himarë/ Flasin familjarët e 7-vjeçares që u vra nga polici me skaf

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

08:02 | 04/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

07:36 | 04/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

07:29 | 04/02/2026
Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –
  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com