Himara është tronditur pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë pasi vajza 7-vjeçare e familjes Avdia, u përplas për vdekje nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.
Familja Avdia ka hapur dyert e mortit, ndërkohë që ceremonia mortore për përcjelljen për në banesën e fundit të vajzës 7-vjeçare do të bëhet ditën e mërkurë në orën 15:00 në Laprakë.
Postimi i Ismet Avdisë:
Shoke dhe miq, ju njoftojmë me hidhërim të thellë vdekjen e mbesës tonë Jonada Bledar Avdia, në moshën 7 vjeçare, nga një aksident tragjik në plazhin e Himarës.
Varrimi bahet dt. 03.08.2022, ora 15:00, në aresen: Familja Avdia, Rruga “Stanislav Zuber”, afër Intesa San Paolo Bank Laprakë.